Jep dorëheqjen drejtori i policisë Tiranë. Largohet edhe nga kreu i AMP, Franc Ndoja

Jep dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Tiranës Elton Alushi. Alushi mbante postin e drejtorit të Policisë së Tiranës prej nëntorit të vitit 2024.
Me dorëheqjen e tij Elton Alushi ka lënë vakant një prej posteve më të rëndësishme në strukturat e Policisë së Shtetit.
Nuk dihet ende arsyeja e dorëheqjes së tij nga posti.
ABC News mëson se në vend të Alushit është komanduar, Oliger Torba i cili mban postin e nëndrejtorit për krimet në Policinë e Tiranës.
Pas kreut të Policisë së Tiranës, ka dhënë dorëheqjen edhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Tiranë, Franc Ndoja.