Jep dorëheqjen kongresmeni pas skandalit të aferës kiber-seksuale
Kongresmeni amerikan Anthony Weiner ka dhënë dorëheqjen pas shumë shkrimeve në media në lidhje me aferën e tij kiber- seksuale.
Weiner foli shkurt në konferencën e tij. U kërkoj ndjesë për gabimet e shqetësimet që kam sjellë, tha ai.
Nga publiku njëri i thirri pervers. Që të mërkurën ishte bërë e ditur se ai do jepte dorëheqjen. Gjatë tre javëve të fundit në internet kishin qarkulluar shumë foto të tij. Politikani premtues u rrëzua pasi akuzohej për seks online me të paktën gjashtë femra.
Ai është i martuar me Huma Abedin, këshilltare e Sekretares amerikane të Shtetit. Çifti pret një fëmijë.