E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu

Kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu, njoftoi të premten se do të japë dorëheqjen,.

Munteanu nuk dha një arsye të qartë për largimin e tij, i cili vjen më pak se një vit pasi ai u betua për të udhëhequr qeverinë pro-perëndimore të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian , pas një procesi të tensionuar zgjedhor, të parë gjerësisht si një zgjedhje midis Lindjes dhe Perëndimit, shkruan AP.

“Sot i jap fund mandatit tim si kryeministër. Në momentin që e kuptoj se nuk mund ta ushtroj më mandatin tim në përputhje me parimet dhe bindjet e mia, zgjedh të largohem.”, shkroi Munteanu në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Ai shtoi: “E pranova propozimin për t’u bërë kryeministër me shumë përgjegjësi dhe bindje të fortë se mund të kontribuoj në ndryshimin e gjërave për mirë.”

Në një deklaratë për shtyp pas dorëheqjes së tij, presidentja moldave Maia Sandu falënderoi Munteanun për udhëheqjen e tij gjatë një “periudhe komplekse” për Moldavinë, por tha se ajo priste “më shumë përfshirje në vendime të ndërlikuara, më shumë hapje për të dëgjuar njerëzit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›