E Enjte, 5 Nëntor 2026

Jepet pretenca/ SPAK kërkon 8 vite e 6 muaj burg për ish gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe bashkëshortin e saj

SPAK ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për ish gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe 4 vite burg për bashkëshortin e  saj, Arben Cara.

Ndërsa për avokatin Skënder Demiri, SPAK ka kërkuar 3 vite burg.

Kjo është pretenca që është komunikuar ditën e sotme për ish gjyqtaren, e cila akuzohet se kërkoi 6 mijë euro për lirimin e një të burgosuri. I përfshirë në përgjime ishte edhe bashkëshorti i saj, avokati dhe i afërmi i të dënuarit.

Margjeka dhe bashkëshorti i saj Arben Cara ishin të pranishëm gjatë seancës së sotme, kur edhe u komunikua pretenca ndaj tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›