E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic Kosoven nuk do ta njohim ne asnje menyre

Kryediplomati serb Vuk Jeremic thekson se sfidat kryesore te Ballkanit jane lufta kunder krimit te organizuar dhe pajtimin e trekendeshit Serbi-Bosnje-Kroaci.

Ndersa sfide e trete sipas tij eshte Bosnja e Hercegovina sovranitetin dhe integritetin territorial te se ciles Serbia e mbeshtet. Por kur behet fjale per Kosoven Jeremic perseriti se Serbia nuk e njeh pavaresine e saj dhe se kurre nuk do ta njohe as direkt e as indirekt.

Me padurim pres fillimin sa me te shpejte te dialogut i cili do te fillonte me shqyrtimin e ceshtjeve me pak kontestuese. Serbia ne menyre konstruktive do ti qaset arritjes se paqes ndermjet serbeve dhe shqiptareve dhe arritjes se nje kompromisi transmeton BBC ne serbisht.

Keto komente ministri i Jashtem serb i beri ne London School of Economics ne Londer ku mori pjese bashke me ministrin e Jashtem bullgar Nikollaj Mlladenov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›