Jeremiç: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën
Zyrtarët serbë thonë se nuk do ta njohin kurrë Kosovën, ndërkohë që ky vend i Ballkanit përgatitet të festojnë përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, i tha gazetës së përditëshme "Politika"se Serbia do të rifillojë bisedimet me Kombet e Bashkuara për këtë çështje nesër.
Ai tha se Beogradi këmbënguli që bisedimet të fillonin pikërisht më 17 shkurt, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Kosova shpalli në mënyrë të njëanëshme pavarësinë vitin e kaluar megjithë protestat e ashpra të Beogradit dhe aleates së tij kyesore, Rusisë.
Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara e kanë njohur Kosovën si shtet sovran.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë me "Associated Press"se viti i parë i Kosovës si shtet sovran ka qënë plotësisht i sukseshëm.
Ai tha se rajoni nuk është zhytur në ndonjë tjetër konflikt të armatosur, siç kishin frikë disa, dhe se nuk ka patur eksode masive të serbëve nga Kosova. //rd//