Jeremiç paralajmëron krizë për Kosovën

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç ka paralajmëruar mundësinë e një krize të sigurisë nëse plani 6 pikësh për Kosovën nuk zbatohet. Disa elemente të planit kanë filluar të zbatohen, disa vonohen", ka thënë Jeremiç dhe ka shtuar se do t'ia transmetoj këtë shqetësim të Beogradit sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. "Bisedimet për këtë plan do të vazhdojn të enjten kur në Beograd arrinë shefi i UNMIK-ut Lamberto Xanier", ka thënë Jeremiç. Nëse nuk implementohet ky plan dhe nëse ajo që Këshilli i Sigurimit e ka miratuar nuk vihet në zbatim do të kemi krizë shumë serioze të sigurisë dhe të çdo lloji tjetër", ka pohuar Jeremiç.