E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiqi perpiqet te destabilizoje Bosnje-Hercegovinen

Kerkesa e ministrit te Jashtem serb Vuk Jeremiq qe Republika Srpska te siguroje mbeshtetjen e Bosnje e Hercegovines qe ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara te votoje per propozimin e Serbise qe te denohet dhuna ne Kosove interpretohet ne menyra te ndryshme ne Bosnje e Hercegovine.

Ne Republiken Srpska kerkesa e Vuk Jeremiqit ne pergjithesi ka hasur ne mirekuptim dhe mbeshtetje ndersa ne Federaten e Bosnje e Hercegovines vleresojne se shefi i diplomacise serbe injoroi serish institucionet e shtetit ne radhe te pare presidences se Bosnje-Hercegovines e cila edhe eshte e ngarkuar me ceshtjet e politikes se jashtme.

Jeremiqi deklaroi ne Banjalluke se porosia e kancelares gjermane Angela Merkel per heqjen e instituciomeve paralele ne veri te Kosoves mund te kete pasoja strategjike per Ballkanin. Ai nuk e saktesoi se per cfare pasojash mendon por tha se Ballkanin Perendimor po e presin kohe te nderlikuara. Analisti politik Pejo Gashpareviq veren se fjalet e Jeremiqit permbajne edhe elemente te caktuara te kercenimit.

Shantazhe dhe kercenime per te destabilizuar Bosnje-Hercegovinen

Ne kete fjali te Jeremiqit eshte nje jehone e vizionit te dikurshem te Serbise si nje xhandar ne Ballkan. Megjithate rrethanat kane ndryshuar jane formuar shtete te reja ish-Jugosllavia eshte shperbere dhe kane ndryshuar edhe kombinimet gjeopolitike ne kete pjese te botes. Ne kete menyre edhe vendet e tjera kane cka te thone jo vetem Serbia vlereson Gashpareviq.

Nenkryetari i Unionit Socialdemokrat Miro Llazoviq thote se kjo nuk eshte hera e pare qe Serbia permes Republikes Srpska dhe Dodikut perzihet ne punet e brendshme te Bosnje-Hercegovines. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Milorad Dodik

Pakenaqesine e tyre me politiken nderkombetare ndaj Kosoves zyrtaret serbe e shprehin me shantazhe dhe kercenime per destabilizimin e rajonin permes Republikes Srpska. Marreveshja e Dejtonit Republika Srpska dhe relacionet e saj me shtetin e Bosnje-Hercegovines jane problemet kryesore te rajonit thote Llazoviq.

Analisti politik profesori nga Banjalluka Miodrag Zhivanoviq megjithate nuk eshte i bindur se qendrimi i fundit t Jeremiqit eshte perzierje ne ceshtjet e brendshme te Bosnje-Hercegovines. Ai kerkesen e shefit te dipomacise serbe e arsyeton me mosfunksionimin e kryesise shteterore te Bosnje-Hercegovines ne rrethanat e tanishme.

Si te negociohet me Presidencen e Bosnje e Hercegovines

Kreu i shtetit tone ne fakt ka tre pikepamje te ndryshme per cdo ceshtje edhe per ceshtjet me te vogla. Me nje shef te tille shteti nuk mund te mirret vesh as nje burre shteti tjeter bile as nje njeri i zakonshem thote Zhivanoviq.

Analistet jane unik ne vleresimin e tyre se marredheniet ne rajon mund te demtohen nga komentet e Jeremiqit per deklaraten e kryeministres kroate Jadranka Kosor e cila gjate vizites ne Prishtine tha se shteti kroat eshte miku me i mire i Kosoves ne rajon.160 Jeremiqi tha se per ate qe Kosor eshte mikja me e mire atij nuk i duhen armiqe.

Komenti i Jeremiqit eshte ne fakt nje shenje e pasigurise diplomatike te Beogradit pas160 kerkeses se kancelares gjermane Angela Merkel per heqjen e institucioneve paralele ne veri te Kosoves. Por kjo mund te shihet edhe permes prizmit te marredhenieve politike ne Serbine e ndare politikisht. Sidoqofte ky eshte vit160 i parazgjedhjeve thote Pejo Gashpareviq.

Ne debatin e ardhshem mbi Kosoven ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se Bosnje e Hercegovina do te kete qendrimin e saj dhe do te mbroje interesat e veta e jo interesat e Serbise apo te Kosoves. Kete e ka deklaruar edhe kryesuesi i Presidences se Bosnje-Hercegovines Zhejko Komshiq i cili ka theksuar se Bosnje-Hercegovina nuk do te propozoje asgje se bashku me Serbine ne Keshillin e Sigurimit.

Autor Samir Huseinoviq / Esat Ahmeti
Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›