Jericho në Bruksel

Edicioni i shtatë i “Balkan Trafik” ka filluar të mërkurën në Bruksel. Gjatë pesë ditëve, përveç koncerteve, valleve apo filmave, nga i gjithë rajoni, organizohen edhe debate mbi muzikën, kulturën, si dhe për çështjet sociale dhe politike në Ballkan.
Me datë 20 prill, ka performuar edhe grupi muzikor nga Kosova “Jericho”. Këta të fundit kthehen në festival pas pengesave që kishin vitin e kaluar për të udhëtuar në festival, kjo nga regjimi i vizave për udhëtim në zonën evropiane.
Jericho në prapaskenë
“Jericho” kishin paralajmëruar se do ta shfrytëzojnë këtë performance për të shpërndarë një mesazh protestues.
“Fokusi i performancës do të jenë këngët me motiv etno, meqë festivali ka këtë karakter. Personalisht do ta veçoj këngën “Don’t f... with albanians’, të cilën mendoj se do ta shfrytëzojmë ndërmjet tjerash si mesazh për telashin që patëm vitin e kaluar me viza për pjesëmarrje në këtë festival”, kishte delaruar për mediat në Kosovë Visar Rexha, baterist i “Jerichos”.
Në “Balkan Trafik” katërshja nga Kosova ka nadrë skenën me muzikantë të njohur, mes të cilëve edhe me këngëtaren shqiptare, Eda Zari dhe klarinetistin Thoma Loli, që janë disa prej artistëve shqiptarë, të ftuar në këtë festival. /Indeksonline/
Publiku i Jericho në Bruksel