Jese i Realit: Se kuptoj skuadrën time

Talenti i Real Madridit, spanjolli Jese Rodriguez ka thënë se nuk e kupton skuadrën e tij se pse nuk i bën atij një vend në skuadrën e parë. Jese ka deklaruar se ka shpresuar më shumë përkrahje e avansim nga skuadra e tij dhe se është i befasuar me trajtimin me të.
"Kam shënuar 12 gola në Real Madrid Castilla dhe më quanin si talentin më të madh të skuadrës. Unë vazhdoj të jem pjesë e Castillës duke mos mu ofruar rasti në skuadrën e parë. Jam lojtar i Realit që nga mosha 14 vjeçare dhe se besoj që kam dëshmuar veten mjaft deri më tani. Shpresat çdo ditë e më shumë po humbin. Nëse vazhdon ky trajtim me mua duke mos më ftuar në skuadrën e parë, unë duhet të braktis Realin. Nuk i kutpoj ata se pse nuk më ftojnë mua" deklaroj Jese Rodriguez./Indeksonline/