Jesse James, i përfshirë në një histori orgjie

Po bën c'është e mundur që të falet nga bashkëshortja Sandra Bullock dhe sic ju kemi treguar Jesse James,i është nënshtruar kurave të një klinike për varësinë ndaj seksit.
Megjithatë pozitat e James, sa vijnë edhe keqësohen, pasi në dritë ka dalë edhe një histori orgjie.
Takimi mes katër personave ka ndodhur në qershor të vitit 2009, kur Bullock ishte e zënë me xhirimin e filmit "The Proposal".
Bëhet fjalë, vec James sigurisht, për Michelle, mbretëreshën e tatuazheve, Eric McDougall, artist tatuazhesh dhe një gruaje tjetër me emrin Skittles Valentine.
Pasi kanë konsumuar disa pije, të katërt kanë kaluar ore orgjie në dyqanin e Eris McDougall.
Nëse dikush do t'i kërkonte Sandra Bullock të shkruante skenar ku njeriu të ndiente shqetësime dhe ankth pa mbarim, aktorja do të kishte plot materiale të gatshme.