Jessica Simpson bëhet me djalë
Jessica Simpson është bërë nënë përsëri pasi të Shtunën ajo ka lindur një djalë.
Krijuesja e hitit “Irresistible” dhe i fejuari i saj Eric Johnson, kanë mirëpritur djalin Ace Knute, vëllanë më të vogël të vajzës Maxwell Drew.
Zëdhënësi i saj ka thënë për UsMagazine.com se: “Ka arritur Ace Knute Johnson! Nëna dhe bebja janë shumë mirë. Jessica, Eric dhe Maxwell janë të mahnitur me anëtarin e ri të familjes së tyre”.
Simpson kishte konfirmuar shtatzëninë e dytë në muajin Nëntor, vetëm shtatë muaj pasi ishte bërë nënë për herë të parë.




