E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës

Vëllimi me proza i autorit Arbër Ahmetaj u prezantua së fundi në Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë, në sallën e pasqyrave. Riva H. Quhet ky vëllim i botuar nga Shtëpia Botuese Privirea në Bukuresht, i përkthyer nga Marius Dobrescu. Arbër Ahmetaj (1965, Tropojë) ka studiuar farmaci në Universitetin e Tiranës, por ai ushtroi  zanatin e gazetarit të shtypit e radios. Më 1993 hyri në diplomaci dhe ngjarjet e vitit 1997 e gjetën në Ambasadën Shqiptare në Rumani si diplomat, prej nga u largua dhe u vendos në Zvicër, ku punon edhe sot e kësaj ditë si farmacist.

Libri Riva H. përmban tregime dhe novela, prozë të shkurtër, të zgjedhura, me tematikë kryesisht nga jeta nën regjimin komunist: Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës, me gjithë mungesat materiale dhe mundimet shpirtërore.

Ka edhe disa rrëfime me trajta romantike, ku autori i kthehet me mall e nostalgji universit të fëmijërisë, duke krijuar një atmosferë romantike, plot magji dhe mister. Mënyra e të shkruarit dhe stili i Ahmetajt është hera herës i ashpër, burrëror, i prerë, disa herë i ngrohtë dhe poetik, siç e cilëson përkthyesi Dobrescu.

Në veprimtarinë kushtuar botimit në rumanisht të librit Rivës H morën pjesë anëtarë të komunitetit shqiptar të Bukureshtit, shkrimtarë dhe gazetarë rumunë, miq të Shqipërisë. I pranishëm ishte vetë shkrimtari Arbër Ahmetaj, i ardhur nga Zvicra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›