E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jeta mes tokës dhe kafshëve – Historia e një bujku dhe blegtori të përkushtuar

Në fshatin Menkulas të Devollit, mes gjelbërimit dhe qetësisë së natyrës, jeton një blegtor i përkushtuar që ka ndërtuar jetën e tij mbi dashurinë për kafshët dhe tokën.

Ai merret me mbarështimin e lopëve, duke e kthyer këtë veprimtari në burimin kryesor të të ardhurave dhe kënaqësisë personale.

Hasan Hoxha na rrëfen se në profesion është mjek veteriner dhe ka zgjedhur që jetën e tij ta ndërtojë në fshat.

“Merrem dhe me bujqësi dhe blegtori sepse janë të pandara”, u shpreh blegtori.

Hoxha na tregon se merret edhe me bujqësi, por fitimet më të mëdha i sigurinë nga blegtoria.

“Në përgjegjësi kultivohet gruri, fasulja etj., më shumë drejtim blegtoral”, tha ai.

Shembulli i tij është frymëzues për shumë të rinj që mendojnë të kthehen në fshat dhe të ndërtojnë një jetë të qëndrueshme mbi vlerat e punës dhe lidhjes me natyrën.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›