“Jetë Shqiptare” – Magjia e zezë midis realitetit dhe mitit

Magjia është një ritual ku vihen në veprim fuqi të mistershme dhe okulte. Termi tregon ne përgjithësi formën ezoterike të afta për të kontrolluar forcën e natyrës.
Për të folur mbi këtë temë e ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSh, parashikuesja e fatit me letra Tarot, Elena Demollari u shpreh se magjitë më të vështira janë ato “Vudu”.
“Më e vështira nga magjitë është ajo “Vudu”, ka rastisur me një klientë ka bërë një parashikim dhe në një cep të shtëpisë kishte gjetur një kukull me gjilpëra dhe në momentin që kap kukullën i bie të fikët dhe ma tregon, më pas e qetësova klienten dhe u ndje shumë më mirë”, tha Demollari.
/rtsh.al/