“Jetë shqiptare” rikthehet në RTSH më 2 shtator, surpriza dhe emocione në sezonin e ri

Nga 2 shtatori në Radiotelevizionin Shqiptar starton sezoni I ri i “Jetë Shqiptare” nën moderimin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit. Sezoni i ri do të ofrojë një emision të ridimensionuar dhe me plot surpriza, por fokusi do të jetë tek aktualiteti dhe ngjarjes që kanë nevojë për sensibilizimin e shoqërisë, u shprehën dy moderatorët gjatë një intervistë për RTSH 24.
“Fokusi më i madh do jetë tek aktualiteti dhe ngjarjet e forta, por do të ketë disa ndryshime të reja për sa i përket formës, do kemi studioi të re dhe një mënyrë të re energjike në prezantim por edhe në dinamikën që i nevojitet këtij lloj formati”, tha moderatori Andri Xhahu.
Po ku ndryshon ky emision mbi aktualitetin nga të tjetër? Për dy moderatorët dhe njëkohësisht bashkautorë të “Jetë Shqiptare” është burimi i një informacioni të saktë, ruajtja e etikës profesionale dhe njerëzore duke mos abuzuar në kurriz të “klikimeve”.
“Ne jemi të dy bashkautor dhe kërkon shumë impenjim si emision. Emisione mbi aktualitetin mund të ketë plot, por duke qenë një media publike një burim nuk mjafton për ne dhe na duhet të konsultohemi me shumë burime. Në shkojmë në gjenezë të ngjarjes duke sjellë zërin e tyre, por edhe të ruajmë etikën e medias dhe duhet të jemi të kujdesshëm në mesazhet që japim, sidomos te të rinjtë. Duhet të jemi të ekuilibër dhe jo në emër “të jemi të parët për lajmin” të shkelim etikën”, u shpreh Andri Xhahu.
“Kur jemi në transmetim dhe ndodh diçka përtej që duhet të ruaj qetësinë dhe të vijojmë emisionin, por duhet edhe të marrim vendime lidhur me lajmet e fundit. Kemi një staf të madh që punon, por ne jemi lokomotiva. Të jesh autor ka shumë përgjegjësi dhe na ndihmon dhe lehtëson çdo detaj të përmbajtjes së emisionit dhe temave që trajtohen. Duhet të japim informacione, por edhe të sensibilizojmë që të mos shkojmë përtej etikës profesionale dhe njerëzore”, u shpreh Elona Jaçellari.
Brenda aktualitetit “Jetë Shqiptare” ka hapësirë për njerëz të suksesshëm, mesazhe sensibilizuese sidomos për të rinjtë, por edhe risitë teknologjike e sportive.
Ngjarjet e momentin të fundit janë tensionuese për dy moderatorët, por në fund ata vlerësojë adrenalinën dhe dhënien e një informacioni të saktë për shikuesin.
“Sfidat na bëjnë më të fortë dhe më të mirë”, u shprehën ata.
/rtsh.al/