E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri: Seldi me Domin bëjnë sikur janë bashkë

18/04/10 17:25

Kika dhe Jetmiri diskutojnë për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin. Kika i thotë Jetmirit se gjatë javës së kaluar banorët e kanë ngacmuar shumë, ndoshta nga fakti ishte në nominim. Kika i thotë Mirit se ai ka deklaruar që për të spektakli fillon tani sepse vetëm katër javë i ndajnë nga çmimi final. Miri çuditet me shprehjen e Kikës dhe ky i fundit i shpjegon se këtë gjë e thotë vetëm nga fakti që duhet të tregojnë gjithë energjinë e tyre per të shkuar në finalë dhe pse jo për të fituar. Jetmiri i thotë se ai vetë do të flerë gjumë dhe më pas shton se lojrat në shtëpi janë bërë të padurueshme për të. Jetmiri fillon të flasë për Seldin dhe Domenikën duke thënë se është ndjerë shumë keq që ata të dy janë zënë për xhelozinë ndaj Jetmirit. Jetmiri i thotë Kikës se Domi dhe Seldi janë vetëm duke luajtur dhe zënkat janë të gjitha të paramenduara. Ai thotë se Seldi me Domenikën dy minuta janë bashkë dhe dy minuta ndahen, përfshijnë dhe atë si motiv xhelozie dhe të gjithë këtë e bëjnë për të bërë spektakël. Edhe Kika thotë se historia e tyre po i duket si një telenovelë e luajtur nga ata. Jetmiri fillon të flasë keq për çiftin duke thënë se e kanë përshirë në historinë e tyre edhe atë, por pa asnjë të drejtë, duke u shtirur si xhelozë dhe kjo gjë e ka nervozuar së tepërmi. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›