E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri shpeh mendimet e tij me Manal

19/04/10 21:24

Jetmiri ka dashur të sqarohet me Manal dhe ka shjuar të bisedojë me të, teksa ajo luante në piano. Ai e ka pyetur fillimisht nëse është e mërzitur me të apo i mban inat dhe ajo i përgjigjet se është pak e mërzitur me të. Manal shprehet se lojrat e tepruara, nuk janë të këndshme dhe thotë se nuk po flet për lojrat që i ka bërë asaj, por Jetmiri nuk duhet ti japë arsye të tjerëve që të komentojnë për të. Jetmiri i kërkon asaj që të dalin në kopësht e të flasin, por ajo përgjigjet se nuk është e gatshme për të biseduar në ato momente dhe nuk e kupton pse gjithmonë gjërat duhen bërë kur do Jetmiri. Ai i thotë se ka nevojë të flasë me të e do tia shpjegojë pse i ka bërë lojrat e mëparshme, por ajo thotë se i ka kërkuar të ndalojë më parë e ai nuk e ka dëgjuar. Jetmiri shprehet se ajo duhet të mundohet të kuptojë pse ai i ka bërë ato lojra, dhe ajo thotë se ai do të lëvizë e të merret me diçka, por Jetmiri kundërpërgjigjet duke pohuar se lojrat janë një mënyrë e mirë për të njohur banorët. Manal shprehet se pak a shumë ata njihen të gjithë, e Jetmiri e pyet nëse ajo e njeh Jonën. Manal përgjigjet se ajo nuk ka shkuar të flasë me të dhe Jetmiri shton se loja ka qënë një mënyrë për ta njohur Jonën, pasi deri tani ajo ka mbajtur pozicionin e një njeriu inteligjent, që flet në mënyrë të kulturuar dhe ka energji pozitive, por duhet provuar se sa vlen. Ai shton se me anë të lojës ai ka provuar se deri ku është e aftë të durojë Jona dhe si debaton nëse nuk i pëlqen diçka. Manal e pyet nëse ai po bën të njëjtën gjë dhe me të dhe Jetmiri përgjigjet se ai po kërkon ta aktivizojë. Ajo thotë se do të dalë të shtunën, por Jetmiri shprehet se ajo ka akoma për të dhënë dhe nuk ka pse të dalë. Manal pohon se e rëndësishme për është që ka marrë pjesë në këtë Reality Show. Jetmiri thotë se ka shumë mënyra që ajo të vazhdojë që të qëndrojë në shtëpi dhe njëra nga to ka qënë loja e Jetmirit me të. Ajo përgjigjet se nuk është e hijshme që ajo të shkojë pas tij dhe Jetmiri shton se nuk është turp të sillesh si fëmijë e të bësh lojra. Manal shprehet se Jetmiri e ka tepruar me lojra dhe e pyet se çfarë ka mësuar me anë të tyre për Manalin dhe ai përgjigjet se ka arritur në përfundimin që ajo është e njeri me vlera dhe e mban shakanë. Ai shton se çdo veprimin që bën, e ka një arsye në të.
Më pas ata vazhdojnë bisedën dhe në kopësht e Jetmiri shprehet se banorët aktrojnë para telekamerave, dhe përmend Seldin e Domin që kanë një lidhje jo të vërtetë, Jonën që hiqet si inteligjente ndërkohë që të shtunën gjatë spektaklit konsumonte tema çokollatash, e për Mandin që ka thënë fjalë pavend duke marrë parasysh moshën dhe eksperiencën e tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›