E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri, vendin e parë për gënjeshtra

30/03/10 16:57

Jetmiri me Erionin qëndrojnë në një kënd të kopshtit dhe Erioni i thotë Jetmirit që ai do të zërë vendin e parë për gënjeshtra dhe i përmend se ka thënë që ka një djalë. Jetmiri i tregon se Kika dje i ka thënë se Tatiana ndjehet e huaj në shtëpi, ndërsa Jetmiri kur ia ka trasmetuar këtë gjë asaj, i ka thënë që këtë ia ka thënë Domi. Ai shprehet se do ti bëjë të gjithë lëmsh dhe në këtë kuadër i ka thënë që nuk e ka mendjen se çfarë ndodh pasi po mendon për djalin e tij. Ai shprehet se këtë gënjeshtër e morën për të mirëqënë dhe Seldi dhe Kika. Erioni përgjigjet se Jetmiri ka për të zënë vendin e parë për një prill, ditën e gënjeshtrave. Jetmiri shprehet se ai do ta zhvillojë historinë e tij dhe kërkon mendim nga Erioni, se nga cili shtet të thotë që e ka patur vajzën me të cilën ka fëmijë dhe vendosin që do të thonë shqiptare pasi do të jetë më tronditëse. Jetmiri i thotë Erionit që ai ta luajë lojën e tij dhe nxisë bisedën. Pikërisht në ato momente, afrohet Kika dhe ai i thotë Jetmirit që ka dashur ta pyesë në lidhje me fëmijën që ka përmendur. Erioni përgjigjet se Jetmiri atë ka qënë duke i treguar, dhe shprehet se prindërit e nënës së fëmijës nuk e pëlqejnë Jetmirin, dhe nuk e lënë që ai ta marrë fundjavave. Kika shprehet se ka menduar se Jetmiri kishte shpikur ose nuk kishte dashur të tregonte. Erioni e mbështet duke thënë që Jetmiri është shprehur që tek shtëpia e vjetër se ka shumë histori, por nuk do ti tregojë. Jetmiri dhe Erioni luajnë rolin para Kikës, dhe protagonisti thotë se djali është tre vjeç dhe e do shumë. Ai shton se është i gatshëm të largohet që sot nga shtëpia e BB, vetëm që tia sjellin një herë fëmijën dhe kur Kika e pyet si e quajnë, ai përgjigjet Simon. Kur Kika largohet Jetmiri dhe Erioni qeshin dhe Jetmiri thotë se mirë që i shkoi në mendje emri Simon se nuk po dinte çfarë të thoshte.
Kika kthehet përsëri dhe Erioni me Jetmiri vazhdojnë trillimet e tyre. Kika shprehet se ai nuk e ka besuar në fillim, pasi ka menduar se Jetmiri ka rënë në qetësi dhe ka dashur të thotë diçka që të tërheqë vëmendjen dhe Jetmiri bën si i prekur nga ky mendim i Kikës dhe i thotë se ai mendon vetëm mbrapsht. Më pas Jetmiri shpreh se do ta marrë fëmijën kur të rritet sepse tani është i vogël dhe ka nëvojë për nënën.
Po ashtu Kika i tregon për eksperiencat e tij, që kur është bërë baba për herë të parë dhe për ndjesitë që përfton. Jetmiri thotë se ai i ka ardhur shumë keq për motrat e Domit pasi ato ishin të vogla dhe nuk i kuptojnë arsyet pse janë ndarë prindërit e tyre. Kika shprehet se ai i ka thënë dhe Domit që mamaja e saj nuk ka ditur tia transmetojë kulturën dhe ta edukojë në këtë aspekt dhe Jetmiri shprehet se është shumë dakort. Jetmiri thotë se e pranon faktin që Domi mund të mos pranojë të takojë të atin, por për motrat jo.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›