“Jo hakmarrje dhe arrogancë në Lindjen e Mesme”/ Papa Leoni XIV bënë thirrje se rajoni ka nevojë për paqe

Në fund të audiencës së përgjithshme, Leoni XIV kujtoi sulmin terrorist në kishën Mar Elias në Damask, dhe apeloi që sikurse në konfliktin ndërmjet Iranit dhe Izraelit, të ndiqet “rrugën e dialogut, të diplomacisë, të paqes”
Duke iu drejtuar të gjithë të krishterëve në Lindjen e Mesme, Papa shprehu solidaritetin e tij duke shtuar se ”Unë jam pranë jush dhe e gjithë Kisha është me ju. Ky sulm i fundit nxjerr në pah brishtësinë e thellë që Siria vazhdon të përjetojë pas viteve të paqëndrueshmërisë dhe dhunës”, tha Papa.
Papa Leoni XIV i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e largojë shikimin nga ky vend.
“ Lutje për ata, që kanë role me përgjegjësi në këtë botë, që të ecin në “rrugën e dialogut, të diplomacisë dhe të paqes”.
Papa siguron se po e ndjek situatën me “vëmendje”, por edhe me “shpresën” që armëpushimi ndërmjet Iranit dhe Izraelit – pas sulmeve të ditëve të fundit – të jetë afatgjatë dhe i frytshëm.
Papa bëri thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund dhunës në rajon dhe përsëriti nevojën për paqe, duke iu referuar fjalëve të profetit Isaia, sipas mediave të huaja.
“Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një kombi tjetër, as nuk do të mësojnë më luftën’, tha ai.
/rtsh.al/