E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo me burg per ndertuesit pa leje

style=positionrelativez-index2>

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshte si antikushtetuese ndryshimet e miratuara nga maxhoranca ne vitin 2007 ne ligjin Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit ku sanksionoheshin masat penale per ata qe ndertonin pa leje. Sipas gjykates kush ka ndertuar pa leje apo do te ndertoj pa leje nuk do te denohet me me burg. Neni 15/a i shfuqizuara nga Kushtetuesja si ne shkelje te ligjit themeltar te shtetit parashikonte se kryerja e punimeve te ndertimit pa leje ndertimi me pasoje krijimin e siperfaqeve ndertimore perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne 2 vjet. Kryerje e punimeve te ndertimit me pasoje shtesa ne siperfaqe ndertimore tej lejes se ndertimit perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne 2 vjet. Ne vendimin e saj GJK argumenton se ndryshimet ne fjale jane miratuar me shumice te thjeshte votash ne Kuvend nderkohe qe duhej me shumice te cilesuar rrjedhimisht konsensusin e opozites. Kuvendi nuk mund te miratoje nje ligj te ri ose shtesa ne nje ligj te meparshem te cilat kerkojne shumice te cilesuar me shumice te thjeshte sepse ne kete menyre ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar mund ta humbasin rendesine e tyre- thekson gjykata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›