E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo me referenca te Bibles ne arme

Pas polemikave te forta qe perfshine opinionin publik amerikan deri te Kongresi, firma kontraktuese e prodhimit te armeve per ushtrine amerikane, Trijicon eshte terhequr nga shkrimi i referencave biblike mbi to.
Ne nje deklarate te sajen kompania Trijicon zotohet se ne produktet luftarake per ushtrine amerikane ne te ardhmen nuk do te aplikohen me referencat biblike. Terheqja e kompanise prodhuese te armeve luftarake e cila ka kontrata edhe me Australine, Zelanden e Re dhe Britanine e Madhe, prej shkrimeve biblike erdhi pak dite pas deklarates se gjeneralit te larte amerikan Devid Petreus i cili tha se praktikisht shkrimet ishin shqetesuese dhe nje problem serioz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›