E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo në emrin tim!”/ Mbahet protesta e 15 në Prishtinë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK

Edhe sot qytetarët në Kosovë kanë njoftuar protestën e radhës, me moton “Jo në emrin tim!”.

Protesta pritet të nisë sonte, në orën 21:00, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë, duke e paraqitur tubimin si kundërshtim ndaj vendimit të Gjykatës Speciale dhe si shprehje mbështetjeje për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Protesta vjen në kuadër të një serie tubimesh të organizuara nga iniciativa “Jo në emrin tim!” pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›