Jo vetëm në Dallas, Berisha njofton foltoren në New Jersey gjatë vizitës së tij në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë më 6 shtator një takim me shqiptarët e Amerikës në New Jersey.
Aktiviteti i titulluar “Freedom Works” do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.Njoftimi për takimin është bërë nga vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas publikimit, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.
Gjatë vizitës në SHBA, kreu i PD-së ka vijuar komunikimin me shqiptarët që jetojnë atje, ndërsa takimi i radhës në New Jersey pritet të fokusohet te marrëdhëniet me diasporën dhe zhvillimet politike në Shqipëri.Pak orë më parë, u konfirmua dhe foltorja e Berishës në Dallas, Teksas më 8 shtator.