Joaquim Crima, "Obama" i Rusisë
Shtypi perëndimor e ka cilësuar si Obama i Rusisë, ndërsa ai ka premtuar se nëse zgjidhet "do të punojë si një zezak" për të mirën e qytetit të tij. Joaquim Crima, një 37-vjeçar me origjinë nga Guinea Bissau që prej më shumë se 20 vjetësh jeton në ish-vendin komunist, është kandidati i parë me ngjyrë në histori që merr pjesë në një garë elektorale në Rusi. Po ashtu, nëse do të zgjidhet, do të jetë njeriu i parë me ngjyrë që do të mbajë një funksion kaq të rëndësishëm publik.
Ai do të jetë kandidat në zgjedhjet që do të zhvillohen në tetor për t‘u bërë kryetar bashkie i Srednyaya Akhtuba, një qytezë e vogël në rajonin e Volvogradit. Edhe pse kandidaturat nuk janë zyrtarizuar ende, Joaquim ka stampuar dhe vendosur postera nëpër rrugë ku lajmëron njerëzit për këtë iniciativë, duke u ofruar edhe qytetarëve të tij ëndrrën për ndryshimin e madh.
Racizmi dhe ndryshimi
Pavarësisht se është diplomuar në shkencat biokimike, Joaquim nuk është se bën ndonjë punë të "lartë" në Srednyaya Akhtuba.
Në shtator, Crima mbush plot 20 vjet që jeton në Rusi. Ai erdhi për herë të parë aty në vitin 1989 si student në një program shkëmbimi të kohës sovjetike, ku u dërgua për të studiuar në Moldavi, që në atë kohë ishte republikë sovjetike. Pas një viti, ai u transferua në universitetin pedagogjik në Volgogtrad ku u specializua për biokimi. Ai vendosi të qëndrojë në Rusi, pasi takoi Anait, një grua ruse me origjinë nga Armenia me të cilën u martua më vonë. Më shumë se një dekadë më parë, çifti u zhvendos në qytetin e saj, Srednyaya Akhtuba, dhe tani kanë një fëmijë nëntë vjeç. Pavarësisht edukimit, njeriu që pretendon të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së qytetit jeton duke shitur shalqinjtë që kultivohen nga vjehrri i tij. Për t‘u pranuar në shoqërinë ruse ka ndryshuar edhe emrin dhe në qytetin e tij të ri të gjithë e njohin si Vassili Ivanovitch. Megjithatë, ai nuk i mohon rrënjët e origjinës, përkundrazi e vendos theksin te diversiteti i tij për t‘u bërë qytetari i parë në vend. Në ndryshim nga shumë afrikanë që jetojnë në Rusi, Joaquim është integruar në mënyrë perfekte dhe tregon se shumë rrallë është përballur me akte racizmi në vend, ndoshta edhe për faktin se në qytetin ku jeton, njerëzit njihen të gjithë me njëri-tjetrin. Përkundrazi, në qytetet e mëdha si Moska, shumë afrikanë janë të detyruar të punojnë gjithmonë në grup, madje kush detyrohet të marrë natën metronë rrezikon vërtet shumë. Shumë banda kriminale të ekstremit të djathtë shpeshherë kanë masakruar rëndë grupe afrikanësh dhe në qytetin e Voronezhit, ku ekziston një numër i madh emigrantësh me ngjyrë në vitet e fundit kanë ndodhur një numër i madh episodesh racizmi ku qytetarë të ndryshëm afrikanë kanë humbur edhe jetën. Joaquim beson se edhe për Rusinë ka ardhur momenti për të ndryshuar: "Kur erdha këtu për herë të parë edhe për mua ishte shumë e vështirë. Njerëzit ndërronin rrugën kur më shihnin. Fëmijët ma bënin me gisht dhe nisnin të qeshnin".
Miti i Obamës
Joaquim e pëlqen shumë Barak Obamën ndaj ka ndërmend të ndjekë rrugën e tij: "Sigurisht që nuk mund ta krahasoj veten me Obamën, por e di që mund t‘i ndryshoj gjërat, përkundrazi ndryshimi është një detyrë". Sipas Joaquim, që sot mban një pasaportë të rregullt ruse. Zgjedhja e një Presidenti me ngjyrë me Amerikë është pjesë e një procesi global dhe shumë shpejt kjo gjë duhet të ndodhë edhe në Rusi. "Në qytetin tim ka shumë probleme, për këtë arsye kam vendosur të kandidoj për kryetar bashkie", ka deklaruar Joaquim për gazetën "Indipendent". "Kushtetuta e vendit i lejon çdo qytetari të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht ngjyrës së lëkurës", thotë ai. Shumë drejtues politikë lokalë mbështesin se Joaquim nuk ka asnjë mundësi për t‘u bërë kryetar bashkie, por qytetarë të ndryshëm besojnë, madje edhe e mbështesin: "Jemi të lodhur nga të njëjtat fytyra gjithmonë. Nuk kanë bërë asgjë për ne. Le të kontribuojmë që të zgjidhet Vasily njëherë. Ai punon shumë dhe ka një ndërgjegje që nuk e lejon të vjedhë ose t‘u bëjë keq njerëzve", tregon Alexei Fedotov për gazetën "Izvestia".
Atdheu i ri.
Nuk mungojnë personat që e kanë ftuar kandidatin me ngjyrë të rimendohet: "Disa qytetarë më kanë kërkuar të tërheq kandidaturën. U jam përgjigjur se jemi në demokraci dhe se do të jetë populli ai që do të vendosë". Shumë e cilësojnë edhe si qesharake kandidaturën e tij, në mënyrë që kreu aktual të duket si mundësia më e mirë në zgjedhje.
Optimizmi i Joaquim është vërtet për t‘u adhuruar dhe kandidati për kryetar bashkie arrin të bëjë shaka edhe me racizmin e rusëve që vazhdojnë t‘i quajnë zezakë "njerëzit" me ngjyrë. "Nuk mendoj se fjala zezak përbën fyerje nëse është termi i përdorur nga rusët për të treguar njerëzit me ngjyrë, le ta përdorin". Në fund kandidati me ngjyrë deklaron se nëse do të mundet dhe nuk do të arrijë t‘i fitojë dot zgjedhjet nuk ka pse të mërzitet. Ai do të vazhdojë të jetojë i qetë në vendin e tij, një qytet i vogël në Rusi. "Kam parë në televizor gjëra të tmerrshme që kanë ndodhur në Guinea Bisau dhe do të doja të kthehesha për të parë se çfarë po ndodh në vendin tim. Megjithatë, tani shtëpia ime është këtu në Rusi. Jeta dhe familja ime janë këtu. Unë ndihem një rus i vërtetë".
Me origjinë të huaj: Yjet më të rëndësishëm rusë
Pierre Nartsiss, nga Kameruni, erdhi në Rusi rreth një dekadë më parë me një bursë studimi për në universitet. Ndërsa studionte gazetari, ai punonte në kazino kur u njoftua dhe u ftua të merrte pjesë në versionin rus të "Pop Idol". Kënga e tij e parë e titulluar "I‘am a chocolate bunny", u bë hit në Rusi dhe i dha atij një famë të madhe.
*JR Holden, një lojtar basketbolli amerikan, 32 vjeç u bashkua me CSKA e Moskës më 2002. Më 2003-in, pas rregullave për të kufizuar numrin e të huajve që lejoheshin të luanin në Ligën ruse, atij iu dha nënshtetësia dhe në Lojërat Olimpike të Pekinit ishte përfaqësues i skuadrës ruse të basketbollit.
*Alexander Pushkin, një nga poetët më të mëdhenj rus kishte gjyshin me origjinë afrikane. Shumë histori në Rusi i lidhnin tiparet negative të karakterit të tij me origjinën afrikane. Vetë poeti, gjithmonë deklaronte se ishte krenar për origjinën