Joe Biden uron myslimanët për ramazan

Presidenti i SHBA-ve së bashku me zonjën e Parë, Jill urojnë besimtarët myslimanë në gjithë botën në fillimin e muajit të Ramazanit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar besimtarët myslimanë amerikanë, por dhe në mbarë botën me rastin e muajit të Ramazanit.
Në postimin e tij në Twitter, Joe Biden shpreh përgëzimet e tij dhe në emër të Zonjës së Parë, Jill.
‘’Jill dhe unë u dërgojmë përshëndetjet dhe urimet tona më të ngrohta komuniteteve myslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në bot뒒, shkruan Biden.