E Shtunë, 31 Tetor 2026

John la Katy-n për Rihanna-n?

Ka pak ditë që Katy Perry dhe John Meyer i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ndërkaq, mediet e huaja raportojnë se ky i fundit, ka filluar ti dërgojë mesazhe flirtuese mikes së ngushtë të Katyt-t, këngëtares Rihanna.

“Rihanna ka thënë se mesazhet e tij ishin shumë seksi dhe flirtuese dhe ka thënë se ata kanë kaluar momente të lumtura për disa orë rresht duke I dërguar mesazhe njëri tjetrit”, ka thënë një burim.

Kjo gjë thuhet ta ketë zemëruar shumë Katy-n marrë parasysh se Rihanna është mikja e saj më e mirë. Katy dhe John janë ndarë pak javë më parë pas një lidhje pothuajse një vjeçare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›