Jolie mbërrin në Australi me gjashtë fëmijët e saj

Ajo është një mama e përkushtuar dhe mjaft e kujdesshme.
Bëhet fjalë për Angelina Jolie, e cila mund të kontrollojë e vetme gjashtë fëmijët e saj edhe në ambiente të mëdha dhe me shumë lëvizje siç janë aeroportet.
Ditën e djeshme Jolie dhe fëmijët udhëtuan nga Los Angeles drejt Australisë prej filmit të saj “Unbroken”.
Ajo është dukur mjaft e lumtur dhe e qetë kur mbërriti në Sydney dhe sigurisht nuk i shpëtoi aparateve të paparacëve.
Partneri i saj Brad Pitt nuk është parë pranë tyre pasi po meret me xhirimet e filmit të ri “Fury” në Angli.
Aktorja bukuroshe është shfaqur në formë të mirë si gjithmonë. /Indeksonline/