E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jonid Jorgji, kryetar i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Këshilli i Ministrave ka emëruar Jonid Jorgjin në detyrën e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

Vendimi është marrë në mbështetje të ligjit “Për kinematografinë”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Z. Jonid Jorgji emërohet kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,” thuhet në vendimin zyrtar.

Emërimi i Jorgjit vjen në një moment kyç për kinematografinë shqiptare, pasi QKK është institucioni kryesor përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e filmit në Shqipëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›