E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri në mbështetje të Veliajt: Forca Lali, të kemi xhan

Dy këngëtare të njohura të skenës shqiptare, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Jonida Maliqi, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për Veliajn: “Forca Lali, të kemi xhan!”

Ndërsa Anxhela Peristeri, e njohur për sukseset e shumta në muzikë, ka shprehur vlerësimin e saj për punën e kryebashkiakut: “Qëndro i fortë Lali. Ne që të njohim vërtet, e dimë çfarë njeriu je dhe sa ke bërë për Tiranën.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›