E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jordania: Ndihmojmë rindërtimin e Sirisë. Presidenti sirian vizitë zyrtare, takohet me mbretin Abdullah

Presidenti i përkohshëm i Sirisë Ahmad al-Sharaa u takua me Mbretin e Jordanisë Abdullah në Aman.

Abdullah theksoi mbështetjen e Jordanisë për rindërtimin e Sirisë përmes një procesi politik në të cilin marrin pjesë të gjithë komponentët e Sirisë për të siguruar unitetin dhe stabilitetin e saj.

Të dy liderët diskutuan sfidat që lidhen me sigurinë kufitare, frenimin e kontrabandës së drogës dhe armëve dhe po ashtu fusha të tjera të bashkëpunimit.

Al Sharaa falënderoi Jordaninë për mbështetjen në përpjekjet për rindërimin e vendit të tij dhe në ruajtjen e stabilitetitl.

Vizita erdhi në një kohë kur ka pasur rritje të tensioneve mes Izraelit dhe Sirisë, pasi Tel Avivci sulmoi me avionë ushtarakë në kryeqytetin Damask.

Që nga rënia e ish-presidentit sirian Bashar Assad, Izraeli ka nisur rregullisht sulme ajrore në objektet ushtarake në Siri dhe forcat izraelite u zhvendosën në Sirinë jugore, ngjitur me Lartësitë Golan të aneksuar dhe e kanë bërë të qartë se planifikojnë të qëndrojnë për një kohë të pacaktuar.

Kjo vizitë ishte e para e al-Sharaa në Jordani dhe udhëtimin e tij të tretë jashtë vendit, pas Arabisë Saudite dhe Turqisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›