E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorgos Papandreu Korrupsioni e zhyti Greqine ne borxhe

Kreu i qeverisë greke, Jorgo Papandreu ka fajësuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe evazionin fiskal, si motivet kryesore që Greqia është në qendër të krizës europiane të borxhit dhe kërcënon me kolaps të sistemit financiar global.

Deklaratat u bë gjatë vizitës në njësinë e krimit financiar dhe elektronik, që janë dy njësi të policisë, që po punojnë ngushtësisht me qeverinë për të luftuar evazionin fiskal.

“Mungesa e transparencës, korrupsioni, ilegaliteti dhe padrejtësia, janë ajo çka për të cilën po paguajnë sot qytetarët e Greqisë. Sepse nëse këto fenomene nuk do ekzistonin, nëse nuk do zmadhoheshin, ne nuk do të gjendeshim në këtë situatë të deficitit dhe të borxhit masiv.

Që nga dita, kur në muajin gusht, në Athinë është publikuar një numër telefoni për denoncimin e evazionit, Zyra e Krimit Financiar ka marrë më shumë se 3 mijë telefonata.

Kjo zyrë në bashkëpunim me njësinë e krimit elektronik po mundohet të identifikojë elektronikisht të gjithë evazorët. Lufta kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal janë dy prioritetet e qeverisë së Papandreut, për të reduktuar nivelin e lartë të deficitit dhe të borxhit publik.

Këto kanë qenë prioritet që 2 vite më parë, kur socialistët morën pushtetin megjithatë rezultatet janë të pakta.

Të ardhurat e ulëta u reflektuan në buxhet ku Greqia jo vetëm që nuk realizon synimet e deficitit, por regjistron edhe rritje të borxhit për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›