Jorida Tabaku reagon pas vendimit të Hagës: Një ditë e rëndë për Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Tabaku e cilëson një ditë të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa thekson se vendimi duhet të apelohet dhe se lufta çlirimtare e UÇK-së nuk
Një ditë e rëndë për Kosovën dhe për çdo shqiptar.
Katër drejtues të UÇK-së, një shekull burg gjithsej. Për një popull që përgjatë një shekulli përjetoi përndjekje, dëbime dhe masakra, pesha e këtij vendimi shkon përtej sallës së gjyqit.
UÇK-ja lindi nga nevoja për t’i bërë ballë shtypjes dhe për të mbrojtur jetën e lirinë. Kjo e vërtetë nuk mund të fshihet dhe lufta çlirimtare nuk mund të njolloset.