E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jorida Tabaku takon qytetarët pranë Shkollës së Baletit: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët të braktisur nga qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një vizitë në zonën pranë Shkollës së Baletit, ku u takua me qytetarë dhe tregtarë të zonës për të dëgjuar shqetësimet e tyre të përditshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thotë se qytetarët shqiptarë po përjetojnë krizë ekonomike.

“Ekonomia e çdo tavoline shqiptari është në krizë! ‘Nuk ka xhiro, nuk ka lekë!’ – thonë tregtarët. ‘Çmimet janë të papërballueshme!’ – ankohen qytetarët”, shkruan ajo.

Tabaku shkruan se shqiptarët po përballen me më pak ushqim në tryezë, më shumë taksa dhe një qeveri që vazhdon të përfitojë nga korrupsioni. Ajo u zotua se zëri i qytetarëve do të dëgjohet dhe se Partia Demokratike do të jetë alternativa që vendos qytetarin dhe ekonominë familjare në qendër të vëmendjes.

“Një vend ku askush s’e përballon dot jetesën, është një vend që ka nevojë për ndryshim”, theksoi Tabaku, duke kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 11 majit në mënyrë që të rikthehet shpresa dhe dinjiteti për çdo familje shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›