E Diel, 1 Nëntor 2026

Josip Kuzhe: Franca, nje ndeshje prestigji

/* */

Pas tri humbjeve rresht, ato me Bosnjën (2-0), Francën (2-1)dhe Luksemburgun (2-1), të cilat e rrëzuan përfunimisht Shqipërinë në vendin e parafundit, Kombëtarja do të luajë të premten kundër Francës, në Paris. Një ndeshje më tepër me karakter prestigji, nisur edhe nga mungesat që ka Shqipëria, ku gjashtë lojtarë titullarë nuk do të jenë të gatshëm. Megjithatë, trajneri Kuzhe beson se skuadra do të motivohet natyrshëm dhe do të dijë të reagojë pozitivisht ndaj një kundërshtari të madh si Franca, që edhe ajo ka disa mungesa të rëndishme, si Benzema dhe Riberi. “Duhet të besojmë se dhe ndaj një ekipi si Franca mund të marrim rezultat pozitiv, luajmë pa presion dhe mund të shprehemi më mirë”, - tha Kuzhe.
 
Mister, a e keni vendosur formacionin që do të luajë kundër Francës?
E dija që do ta fillonit më këtë pyetje (qesh). Skuadra që do të zbresë në fushë do të përbëhet nga Ujkani (portier); Dallku, Cana, Lila dhe Vangjeli (në mbrojtje); Duro, Bulku, Hyka, Roshi në majtë dhe Salihi në majë të sulmit. I vetmi dyshim që kam është se kush do të luajë në të djathtë, një midis Muzakës dhe Likës. Për momentim kemi një problem të vogël, pasi ende nuk e dimë me saktësi, situatën me Bulkun. Është një situatë shumë e ndjeshme, pasi ai vetëm dy javë më parë ka pasur disa probleme muskolare. Rikuperimi i tij ka nevojë për një kohë pakëz më të gjatë. Ne jemi shumë të kujdesshëm me të. Do të vendos sot (dje), nëse ai do të luajë, apo jo. Kam pak vështirësi me këtë ekip, pasi siç e dini kemi humbur disa lojtarë, dhe veçanërisht në mbrojtje. Mungojnë Agolli, Teli, Curri. Është shumë e vështirë për ne. Është e vështirë të gjesh 11 lojtarë, por ne do të udhëtojmë me shumë besim drejt Francës.
Nga skuadra franceze mungojnë sulmuesi Karim Benzema, Frenk Riberi dhe Erik Abidal. A ndjeheni ndopak i kënaqur me mungesat e kundërshtarëve.
Jam i lumtur që nuk do të luajnë, lojtarë të tillë si Benzema. Sigurisht, jam i kënaqur, por jo i lehtësuar për të thënë sedo të kemi një punë më të lehtë. Franca ka shumë lojtarë të shkëlqyer. Kam parë dhjetë ndeshje të Francës, që ajo ka luajtur në vitin e fundit. Dhe në ato ndeshje, ndoshta ka përdorur 25 lojtarë. Nëse do të më pyesnit mua, se për cilin lojtar do të isha i lumtur që nuk do të luante kundër nesh, unë do të thoja nuk e di. Është e vështirë të them se do të ishim më të relaksuar nëse Benzema apo Riberi nuk do të luante. Nëse do të merrja në konsideratë dy ndeshjet e fundit, trajneri ka ndryshuar katër-pesë lojtarë. Kundër Rumanisë, Franca nuk luajti me disa lojtarë që u aktivizuan kundër nesh. Ata e dinë se Bosnja është një ndeshje shumë më e rëndësishme për Francën. Ata do të ndryshojnë, do t’i luajnë ato ndeshje me 15 apo 16 lojtarë. Ndoshta, Benzema apo Riberi ndoshta mund të bëhen gati kundër Bosnjës.
A prisni ndonjë reagim nga skuadra pas dy humbjeve të fundit, e sidomos me Luksemburgun?
Po, unë pres reagim nga skuadra, pas humbjes me Luksemburgun. Ne do të përpiqemi të bëjmë një lojë të mirë. Po punojmë edhe në aspektin psikologjik. Për ne është shumë i rëndësishëm ky reagim. Ta lëmë pas ndeshjen me Luksemburgun dhe të kemi një motivim më të fortë. Për një trajner nuk është dhe aq e thjeshtë. Motivimi ekziston, pasi kundër një ekipi si Franca, motivimi vjen natyrshëm, ashtu siç kemi bërë kohët e fundit edhe ndaj ekipeve të tjera të mëdha. Çështje tjetër është besimi. Këtu është çështje ndjeshmërie.
A ekziston ndonjë mendim për të dalë nga udhëtimi në Francë, qoftë dhe një barazim?
Ne do të luajmë kundër një emri të madh si Franca, por ne duhet të besojmë se do të luajmë kundër një ekipi, që edhe mund të marrim rezultat pozitiv. Gjëja tjetër, po kaq e rëndësishme, është dhe niveli individual, niveli kolektiv i përgatitjeve. Duhet të jenë të motivuar në lojë, ta shijojnë atë. Ne duhet të luftojmë. Të kemi shpirt kompetetiv. Të bëjmë ndeshje të mirë dhe të marrim rezultat.
Ndryshe nga ndeshja e parë, kur kishte dhe një farë presioni, a ndjeni se tani ju dhe skuadra do të jeni më të lirë nga emocionet dhe kjo mund të ndikojë për ndonjë rezultat?
Shumë. Do të luajmë kundër një ekipi të madh, yjeve të mëdhenj, në një stadium i bukur, në një atmosferë të këndshme. Por, e përsëris edhe një herë, këto emocione do të ndikojnë direkt në motivimin e lojtarëve.
Duke u ndalur te ardhmja juaj, a mendoni se ndeshja kundër Francës do të ndikojë te rinovimi i kontratës?
Ah, gjithmonë do të më dalë kjo pyetje (qesh). Sigurisht, jo vetëm nga profesionale. Unë do të jap gjithçka timen. Nëse unë do të kthehj mbrapa shiritin e ndeshjeve të mia, sigurisht që do të ketë të mira, apo ndeshje të këqia. Gjithmonë do të ketë të tilla. Kjo ndeshje nuk besoj se do të vendos të ardhmen time, apo të tanishmen. Unë do ta shijoj ndeshjen me Francën, për të pasur dhe një ndjenjë të mirë, por dhe një ndeshje të mirë. Por, nësë do të më pyesnit, për të tanishmen, nëse kjo ndeshje do të ketë ndikim në të ardhmen time, unë do të thoshja jo. Realisht nuk do ta mendoja atë. Dua vetëm të bëj një ndeshje të mirë. Të luaj dhe të marrë një rezultat të mirë. Por, të luajë ajo një rol në të ardhmen time, nuk e besoj. Besomëni.
Në ndeshjen e parë, Franca pati mungesa në mbrojtje, ku ne ishim më të kompletuar. Sot, pjesa përpara e francezëve ka mungesa, ndërkohë që ne jemi më mirë. Sa do të ndikojë?
Ok, por edhe një herë, është e vështitë të analizosh kundërshtarin kur i mungojnë disa lojtarë. Edhe neve na mungojnë disa lojtarë. Për ndeshjen kundër nesh, në Paris, do të mungojë Frenk Riberi, një lojtar individual shumë i fuqishëm. Ne do të përpiqemi të luajmë pak në mënyrë mbrojtëse, dhe individualizmi i një lojtari që mund ta zgjidhë edhe i vetëm ndeshjen, të mungojë është një gjë pozitive. Riberi është një lojtar i tillë. Përsa i përket mbrotjes, është e vështirë të gjykosh, pasi ata mund të përdorin shumë lojtatë, si Revejer, Sanja, Rami, Kabul, Abidal, apo ndonjë tjetër. Besoj se nuk do të jenë mungesa të mëdha për ata.
Pëlqej më shumë Bosnjën, se Francën
 
 
Franca dhe Bosnja ndajnë dy vendet e para, me francezët që kanë një pikë më shumë se boshnjakët (17-16). Ndërsa Franca do të luajë me Shqipërinë, në të njëjtën mbrëmje, Bosnja do të luajë në shtëpi me Luksemburgun. Ndihmësi i Kuzhesë, Xhemal Mustedanagiç, është boshnjak. I pyetyr se nëse Xhemo i ka kërkuar ndonjë favor ndaj Bosnjës në raport me Francën, si boshnjak që është, Kuzheja u përgjigj: “Shikoni, shumë gazetarë më kanë telefonuar nga Bosnja. ‘Ju duhet të bëni diçka për ne’, kjo është ajo që atë më kanë kërkuar. U kam kthyer përgjigje, ‘ju nuk jeni në mendjen time’ (qesh). Jo. Jo unë jam duke menduar vetëm për Shqipërinë dhe vetëm se çfarë ndodh rreth saj. Ok, unë kam simpati për Bosnjën. Ata luajnë futbollin e ish-Jugosllavisë dhe gjithçka është në rregull. E përsëris, se kam simpati për Bosnjë, më shumë se për Francën. Por, në të vërtetë në profesionin tonë, nuk ke pse të mëndosh për Bosnjen, por vetëm për të përgatitur ndeshjen me Francën.
 
 
 
TË RËNDËSISHËM
“Shikoni, unë nuk i kam numëruar pikët. Por, i kam numëruar gjërat në përgjithësi. Ne nuk dëshironim vetëm të merrnim pjesë në këto kualifikuese, dëshironim të ishim paksa më shumë të rëndësishëm, të bënim disa rezultate të mira. Të fitonim disa ndeshje. Veçanërisht të fitonim kundër një ekipi të madh, siç mund të ishte Franca, Bosnja, apo Rumania. Nuk na ka munguar motivimi”.
 
PUBLICITETI
“Nga ana tjetër, në publicitet, unë besoj se kemi bërë diçka, madje edhe Kroaci janë duke folur për Shqipërinë. ‘Shqipëria është duke luajtur mirë’, ‘Shqipëria po ecën’. Unë jam i lumtur për këtë. Nuk flitej shumë për ne. Unë do të dëshiroja të flitej më shumë për Shqipërinë. Këtë mund të mendoja, por në përgjithësi, por çdo trajner do ta shikonte me më shumë optimizëm për të synuar idealen”
 
ARRITJET
“Dua të them, se kurrë nuk kam ëndërruar se do të arrijmë finalet, por kam dëshiruar të bëja ndeshje të mëdha, rezultate të mira dhe të bëja një hap më shumë për të ardhmen. Madje dhe gjyqtarët nuk e respektonin aq shumë atë në raport me vendet e tjera. Ne arritëm diçka, e zhvendosëm Shqipërinë në vendin e 50-të në renditjen zyrtare të FIFA-s, pavarësisht se tani për momentin kemi rënë”
 
 
 
 
Si do të luajmë
 
SHQIPËRIA
(4-5-1)
 
Portier: Ujkani
Mbrojtës: Dallku, Lila, Cana, Vangjeli
Mesfushorë: Duro, Bulku, Hyka, Roshi Muzaka (Lika)
Sulmues: Salihi
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›