E Diel, 1 Nëntor 2026

Josip Kuzhe, vëzhgime takimeve të Kupës

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, i ka dhënë fund pushimit afro dyjavor.

Drejtuesi i stolit kuqezi, i cili është kthyer në Tiranë prej fillimit të kësaj jave, do të rifillojë vëzhgimet e lojtarëve që militojnë në skuadrat shqiptare. Kroati do të jetë i pranishëm në ndeshjen Tirana-Lushnja, të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Bardheblutë vazhdojnë të mbeten një prej skuadrave që mund t‘i ofrojnë më shumë përfaqësueses, ndërsa ky do të jetë një shans i mirë për të parë gjendjen e Lilës dhe Sefës.

Ditët në vazhdim do të jenë mjaft të ngjeshura për teknikun 57-vjeçar, i cili pritet të shëtisë në tribunat e stadiumeve të ndryshme në vend. Nëpërmjet vëzhgimeve, Kuzhe do të përzgjedhë lojtarët që do të grumbullojë në "zborin" stërvitor në Antalia, në fillim të janarit 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›