Jourdan Dunn zhvishet nudo për GQ
Engjëlli i VictoriaS Sectret, Jourdan Dunn, ka pozuar nudo për edicionin e shtatorit të prestigjiozes GQ. Modelja 22-vjeçare, nënë e një fëmije 4 vjeç, është shfaqur plotësisht nudo, e mbuluar vetëm nga duart dhe flokët e gjata.
Përveçse është e famshme për trupin e saj, që e kanë krahasuar me atë të Venerës së Zezë Naomi Campbell, Dunn është bërë e famshme edhe për komentet e pamëshirshme për industrinë e modës.
Njerëzit mendojnë se unë jam kundër modës, por nuk është kështu. Por nëse ajo që them më bën të tillë, atëherë jam dakort ta marr kurorën,ka thënë ajo .
Gjatë javës së modës pariziene, modelja britanike u përjashtua nga sfilita e Chanel për një motiv dukshëm të cekët:numri i madh i gjoksit. Pas ndodhisë, ajo komentoi me ironi në Twitter: Zakonisht më thuhet se më përjashtojnë nga sfilatat sepse jam me ngjyrë, kështu që fakti se më kanë përjashtuar për shkak të gjoksit, është një e keqe më e pakët.
Më herët kur e kanë pyetur se cila është aspekti më i mirë i profesionit të modeles, Dunn është shprehur: Gjëja më e mirë e të qenurit modele? Pagesa!