E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina Topalli pret studente nga e gjithe Shqiperia

Një grupi studentësh nga e gjithë Shqipëria i është rezervuar një pritje me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Siç njofton zyra e shtypit e Kuvëndit të Shqipërisë, Topalli tha se kjo vizitë e nxënësve, në tribunën e demokracisë, në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve, merr një kuptim të veçantë në këtë vit historik të 100 viteve të Pavarësisë së Shqipërisë.

Zonja Topalli ndau me ta refleksione mbi 100 vitet e shtetit shqiptar, duke theksuar se ky ka qenë një shekull i vështirë, një rrugë e trazuar gjatë të cilës shqiptarët kanë kaluar dy luftëra botërore, 100-Vjetori100 vjet Pavarësi, shtatore fringo për Adem Jasharin100 ëndrrat e këtij 100-vjetori Fushata “Një dritare, një flamur” pastaj një gjysmë shekulli nën diktaturën komuniste.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, ta njohin historinë e tyrë ashtu siç është, me të gjitha të vërtetat dhe dritëhijet e saj, për të kuptuar më mirë çfarë duhet të projektojnë në të ardhmen.

Unë, tha Kryeparlamentarja, kam një optimizëm të madh se ky vend në vitet e ardhshme do të bëhet edhe më i bukur, edhe më i zhvilluar dhe me prosperitet edhe më të madh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›