Jozefina Topalli:"Ne do ta fitojmë betejën kundër kancerit."
"Beteja kundër kancerit është një betejë që mund të fitohet. Është një betejë që ne nuk ja detyrojmë vetëm vetes, ja detyrojmë fëmijëve tanë, ja detyrojmë të gjithë atyre që na duan fort. Ne do ta fitojmë këtë betejë", tha sot Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në seancën e veccantë parlamentare dedikuar sensibilizimit për luftën ndaj kancerit të gjirit.
Duke vlerësuar vecanërisht të gjitha ato gra heroina, që kanë fituar betejën kundër kancerit, disa prej të cilave të pranishme në sallë, Kryetarja e Kuvendit tha:
"Të nderuara mike
Të nderuar miq
Mirëseerdhët në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e të gjithë shqipëtarëve! Kjo sallë ka qenë shpesh e mbushur me debate e diskutime, me zëra pro e kundër, por kurrë më parë nuk ka pasur më shumë miq të rreshtuar me shpirt e zemër pro një kauze për jetën, kauzës kundër kancerit të gjirit. Kjo sallë sot më bën të ndihem krenare. Krenare jo thjesht si Kryetare e këtij Kuvendi. Unë sot jam krenare si grua, si nënë, si bijë, si motër.
Kjo seancë është shenjë e shpresës, shenjë e optimizmit, shenjë e besimit se ne mundemi dhe do të fitojmë betejën kundër kancerit. Më ka mbetur e ngulitur në mend një bisedë me një 40 vjeçare, e cila kishte arritur të fitonte betejën me kancerin. Nuk kam për ta harruar kurrë atë grua që me shumë mençuri dhe kurajo më tha: Të qenurit me këtë sëmundje më ndryshoi jetën, ishte një nga gjërat më të forta që më ndodhte. Kjo sëmundje më bëri të kuptoj se jeta vlen, më bëri ti vë vetes një qëllim, më bëri të sfidoj frikën, më bëri të mund sëmundjen. Kjo dëshmi është një frymëzim i madh për të gjithë. Dhe unë sot dua të falenderoj në mënyrë të veçantë të gjitha ato gra që janë në këtë sallë e që i kanë mbijetuar sëmundjes. Ju jeni mishërimi i besimit, i kurajos, i shpresës. Ju jeni kampione! Ju jeni heroina! Të dashur miq, Kur fillimisht u përfshiva në fushatat sensibilizuese kundër kancerit të gjirit ndjeva se ky do të ishte një mision për mua. E teksa shihja që numri i grave që bënin mamografinë rritej, kuptova brenda vetes se ky ishte një mision i mundshëm.
Sot ne jemi rrethuar nga gra të forta që kanë fituar betejën me sëmundjen dhe i kanë dhënë një kuptim të ri jetës. Ne frymëzohemi prej jush që jeni përballur me makthin e që sot jeni këtu për të na kujtuar sa e çmuar ështe jeta.
Unë nuk jam mjeke por u bëj thirrje të gjitha nënave dhe vajzave, 10 minuta nga jeta juaj mund të shpëtojë jo vetëm të ardhmen tuaj, por të familjes dhe fëmijëve tuaj. Kanceri i gjirit, tashmë është një sëmundje që mund të parandalohet e që mund të kurohet, dhe më besoni, ndërgjegjësimi mbetet kura më e mirë. Për fat të mirë. shëndëtësia është ndër prioritetet tona, dhe lufta kundër kancerit të gjirit është ndër prioritetet e mia.
Në buxhetin e vitit të kaluar, së bashku me deputetëte e komisionit të shëndetësisë arritëm të kemi një zë të veçantë në buxhet për blerjen e mamografive dhe për trajtimin e kësaj sëmundjeje.. Dhe unë jam këtu për tju siguruar se beteja jonë vazhdon.
Ne do të dyfishojmë numrin e aparateve të mamografisë dhe mamografia dhe pap-testi në spitale do të jenë falas, ashtu siç premtoi Kryeministri Berisha në programin e Qeverisë. Jo shumë vjet më parë kanceri i gjirit jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të jera, konsederohej si një sëmundje që duhet të mbahej e fshehtë, si një e keqe personale e që sduhej të ndahej me të tjerët. Por kjo sallë sot është dëshmi se gjërat për fat kanë ndryshuar se ne ndajmë ide, se ne flasim me zë të lartë, se ne kërkojmë që zëri ynë të shkojë në çdo cep të Shqipërisë. Dhe shpresa ime është që nesër vajza ime, vajzat tona, mbesat tona do ta konsiderojnë si diçka të kapërcyer ndërgjegjësimin dhe do të mblidhen për të diskutuar jo më për të bërë thirrje për ekzaminime, por për të gjetur mundësi të reja kurimi.
Të nderuar pjesëmarrës Në botë një grua në çdo tre minuta rezultojnë të prekur nga kjo sëmundje. Në Europë mbi 200 mijë gra në vit diagnostifikohen me kancer të gjirit. Rreziku për jetën është një në dhjetë. Dhe çdo 13 minuta, një grua në botë vdes nga kancerii gjirit. Në Shqipëri fatkeqësisht numërohen rreth 400 raste të reja në vit. Por këtë shifra nuk janë për të na trembur, këto shifra janë për të na zgjuar që të parandalojmë këtë sëmundje dhe të ulim shifrat e fatalitetit Sepse kjo është tërësisht e mundur! Ne e dimë se kjo është një sëmundje që nuk prek vetëm të sëmurat. Kjo sëmundje, në një mënyrë shumë të dhimbshme prek familjet prek fëmijët e këtyre nënave. Ja pse jemi në këtë sallë sot për të mos e ndalur betejën këtu. Ja pse është thelbësore ecja parlalele e reformës shëndetësore dhe ndërgjegjësimit. Është një beteje që ne nuk ja detyrojmë vetëm vetes, ja detyrojmë fëmijëve tanë, ja detyrojmë të gjithë atyre që na duan fort. Shpesh të sëmurat me kancer ndihen vetëm, ndihen të pashpresa, ndihen të dorëzuara. Unë e di që ne kemi mjekë të mrekullueshëm por ndej që tu jap sot një mesazh, një lutje: këto gra më shumë se ilaçet kanë nevojë për zemrën tuaj, kanë nevojë për mbështetjen dhe optimizmin tuaj. Ju jeni bashkëlufëtarë në betejën e tyre. Gjithashtu dua ti drejtohem edhe mësuesve sot. Kanceri i gjirit nuk ëshë një problem vetëm i grave. Është problem edhe i bashkëshortëve edhe i fëmijëve. Flitini fëmijëve sipas moshës për këtë sëmundje. Kështu judo të investoni për të ardhmen e tyre. Edhe pse ende nuk e dimë se si mund të kurojmë kancerin e gjirit, ne e dimë si ta luftojmë atë. Është i njohur fakti se mamografia zbulon 90 deri 95 për qind të të gjithë kancereve të gjirit.
Por mos prisni që të shihni një shenjë të dukshme në gjirin tuaj apo të ndjeni dhimbje. Në shumicën e rasteve kjo sëmundje nuk shfaq dhimbje. Kjo nuk është diçka që duhet të na trembë, por të na ndërgjegjësoi se kjo sëmundje nuk përzgjedh.
Është një lajm i mirë që vdekja e përgjithshme nga kanceri i gjirit tek gratë është në rënie. Por ne nuk duhet të mjaftohemi me këtë, të rrimë duarkryq apo të ndalim përpjekjet tona për të rritur ndërgjegjësimin. Ne duhet të vazhdojmë betejën për jetën, Duhet të vazhdojmë betejën për këtë kauzë deri sa zbulimi i hershëm dhe mamografitë e rregullta të jenë pjesë e jetës së çdo gruaje.
Të dashur miq e mikesha,
Është e trishtë dhe mbase do ju duket e rëndë, por unë dua që ta ndalim mendimin për një çast. Gjatë kësaj seance, ndërsa ne tani flasim për kancerin e gjirit, në botë një grua, një motër, një nënë mbase po ndahet nga kjo jetë.
Por unë dua të besoj një tjetër gjë. Unë dua të besoj se gjatë kësaj seance, ndërsa tani ne flasim për kancerin e gjirit, shumë gra, shumë nëna, motra kanë vendosur që nesër të shkojnë e të bëjnë mamografinë. Sepse beteja kundër kancerit është një betejë që mund të fitohet. Qindra gra në Shqipëri e kanë fituar këtë betejë. Po numri i tyre do të rritet nëse ne të gjithë se bashku, politikanë, mjekë, infermierë, mësues, bashkëshortë, nëna dhe motra do të jemi pjesë e kësaj beteje.
Unë dua të falënderoj pushtetin lokal dhe mjekët në çdo bashki e komunë të Shqipërisë. Unë besoj se ata kanë një influencë të jashtëzakonshme në betejën kundër kancerit. Ata bëjnë një punë të shkëlqyer.
Dua të falënderoj padyshim mediat për hapësirën që po i japin gjithmonë e më shumë kësaj beteje, një betejë që nuk është vetëm e gruas, por është betejë e familjes, e fëmijës e shoqërisë.
Edhe një herë dua të përsëris; përgjigjia më e mirë për këtë sëmundje është : Besim, kurajo, dashuri dhe shpresë. Unë nuk jam nga ato që besoj vetëm te mrekullitë. Unë mund t'ju them se po të jemi bashkë, ne do ta fitojmë betejën!