E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ju ka lënë Luli me probleme në matematikë”, Balla nuk kursen ironitë me opozitën: Buxheti i 2025-ës më i madhi që nga 1912-ta

Ditën e sotme, në seancën plenare është parashikuar shqyrtimi i i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.

Teksa ka kaluar më shumë se një orë nga nisja e seancës, deputetët ende nuk kanë filluar të diskutojnë çështjet që janë në rend dite. Taulant Balla, i cili mori fjalën në Kuvend ironizoi opozitën sa i përket llogarive matematikore, duke përmendur Lulzim Bashën dhe kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali që të nisin me diskutimet për buxhetin.

Balla: Janë bërë 90 minuta nga fillimi i kësaj seance. Jeni keq me matematikën. Ju ka lënë Luli me probleme me matematikën. Tani të fokusohemi te çështja. U ngrit nga ana juaj një çështje procedurale sa i përket një vendimi të dhënë nga Gjykata Administrative, i cili do të vijojë të shqyrtohet edhe në instanca të tjera gjyqësore. Jemi në një situatë që i bën mirë Kuvendin që deputetët e opozitës janë mbledhur në sallë dhe diskutojmë buxhetin faktik të vitit 2023. Zonja kryetare, ne anëtarët e qeverisë jemi përgatitur për të dhënë llogari për detyrat, dhe mënyrën e qasjen e zbatimit të buxhetit të vitit 2023. Duhet ta themi që buxheti që kemi sjellë këtë vit në Kuvend është buxheti më i madh që ka pasur Shqipëria jonë që nga vitit 1912 kur është shtet. Na keni lënë një buxhet shteti 2.8 mld euro në vitin 2013. E kemi kthyer përmbys sepse është 8.2 mld euro. Negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë mund të përfundojnë deri në vitin 2027. Duhet që arritjet e Shqipërisë të merren si shembull nga vendet e tjera të rajonit, këtë e thotë komisionerja e re e zgjerimit. Brenda vitit 2030 shpresojmë ta shikojmë Shqipërinë anëtare të vitit 2030. Zonja kryetar ju kërkoj të na jepni fjalën për të raportuar për buxhetin faktit të viti 2013./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›