“Ju luajtët mbrëmë dhe nuk më ftuat”, Mariana dyshuese ndaj fermerëve, Albano: Paske qenë super zgjuar

Mariana teksa po bisedonte me fermerët në kuzhinë i tregoi atyre për dyshimet që ajo ka.
Ajo tregoi se fermerët luajtën mbrëmjen e kaluar dhe Ditea u fut në një suduk, por nuk e thirrën atë t’i bashkohej atyre.
Fermerët qeshën me historinë e saj dhe u përgjigjen se ajo ka parë ëndërr dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Aktorja u shpreh se ata nuk po i tregojnë të vërteten dhe ajo është e bindur se ata luajtën pa të.
Pjesë nga biseda:
Flori: Mariana është duke thënë disa gjëra te çuditshme se çfarë ka ndodhur mbrëmë.
Albano: Çfarë?
Mariana: A bërët një lojë ju që nuk duhet të qeshnit? Ja si po qesh Xhesika.
Flori: Ne i themi që ke ëndërruar, por nuk beson.
Albano: Vendos vezët të ziejnë, leri këto filmat.
Mariana: Çfarë filmash është e vërtetë. Vezët i kam vendosur, por është e vërtetë çfarë po të them. Kjo u fut në suduk.
Albano: Kush Xhesi?
Mariana: Jo, Ditea.
Albano: Po qe futur Xhesi në suduk, dije se ke qenë super zgjuar. Xhesi mezi futet në krevat, ti thua në suduk. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram