“Ju lutem, merreni këtë seriozisht!”, Donald Tusk thirrje polakëve: Largohuni menjëherë nga Irani ose anuloni planet e udhëtimit!

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u ka bërë thirrje qytetarëve polakë që të largohen menjëherë nga Irani, duke paralajmëruar se mundësia e një lufte është “shumë, shumë reale”.
Tusk tha se konflikti mund të shpërthejë brenda “pak, një duzinë apo disa dhjetëra orësh” dhe se më pas “evakuimi mund të mos jetë më i mundur”.
“Ju lutem, merreni këtë seriozisht. Kemi pasur përvoja të këqija në të kaluarën me njerëz që i kanë injoruar këto paralajmërime. Prandaj dua ta theksoj edhe një herë: largohuni menjëherë nga Irani ose anuloni planet e udhëtimit! Nëse shpërthen një konflikt i armatosur, askush nuk do të mund t’ju garantojë një mënyrë për t’u larguar,” tha ai në një konferencë për shtyp.