Jugu gjerman nën vërshimin e ujërave

Vërshime ujërash, forca shpëtimi në aksion të pandërprerë kundër përmbytjeve, prishje argjinaturash me thasë rëre: Moti i keq në Gjermani ka mbërthyer keq ditët e fundit jugun gjerman, sidomos Baden-Vyrtembergun dhe Bavarinë. Edhe të dielën zonat jugore të Gjermanisë sërish u përfshinë nga reshje të forta. Situata mbetet kritike në zonat përgjatë Danubit. Regensburgu shpalli po ashtu gjendjen e katastrofës. Në Manhing-Pchl, Pfafenhofen të hënën në mëngjes u prish një argjinaturë dhe banorëve i është kërkuar të shkojnë në katet më të larta të shtëpive. Kurse në Bavari u evakuuan të dielën rreth 3000 vetë.