E Enjte, 5 Nëntor 2026

Jugu i vendit zgjohet nga lëkundjet e tërmetit, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në zonën jugore të vendit, si në Delvinë dhe Sarandë.

Shërbimi europian i tërmeteve EMSC bën me dije se bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 4.1 ballë Rihter që është regjistruar brenda territorit grek, por që forca e tij është ndjerë edhe në Shqipëri.

Paraprakisht nuk raportohen dëme apo të lënduar nga tërmeti.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›