E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julia Pierson shefe e agjensise sekrete ne Uashington

Per here te pare do te jete nje grua në krye të Agjencise se Shërbimeve Secrete Amerikane. Julia Pierson, shefja e stafit të Agjensisë Sekrete, do të zëvendësojë Mark Sullivan, i cili shpalli dorëheqjen e tij një muaj më parë.

Shërbimi Sekret është një prej agjensive të këtij lloji në SHBA, e ngarkuar me mbrojtjen e presidentit dhe personaliteteve të tjera të vendit.

Gjithashtu, kjo agjensi merret me hetimin e krimeve financiare.

Sipas ekspertëve, detyra e parë e Pierson do të jetë përmirësimi i reputacionit të agjensisë, e cila u përfshi në një skandal prostitucioni gjatë vitit të shkuar.

Me origjinë nga Florida, drejtorja e re e Shërbimit Sekret ka një karrierë të gjatë në këtë agjensi, ku ngriti gradualisht shkallët pasi nisi si agjente terreni në vitin 1983.

Presidenti Obama tha se zonja Pierson është jashtëzakonisht e kualifikuar për të drejtuar Shërbimin Sekret dhe ka pasur një karrierë shembullore 30 vjeçare me këtë agjenci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›