Junajtid bën gati 77 milionë euro për Kristano Ronaldon
Edhe pse Kristiano Ronaldo nuk është në merkato dhe Reali i Madridit do që ta mbajë për të paktën edhe dy sezone të tjerë, trajneri Aleks Ferguson i Mançester Junajtid këmbëngul për yllin portugez. Mançester Junajtid po bën të pamundurën me burime financiare të rikthejë në “Old Trafford”, Kristiano Ronaldon.
Në vitin 2009 ai u ble për 94 milionë euro nga madrilenët, por menaxheri skocez, Aleks Ferguson, ka përgatitur çekun prej 77 milionë eurosh për ta rikthyer atë. “Ferguson do ta kthejë Ronaldon në Mançester. Do paguajë 77 milionë euro”, – shkruan “Daily Star”, të cilët nuk kanë zbardhur detaje mbi pagesat dhe kontratën.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)