Junajtid ndal Çelsin, Siti është -1

Epërsia e Chelseat ndaj vendit të dytë është reduktuar në një pikë të vetme: në Stamford Bridge, ndaj Manchester United, përfundon 1-1, me Cityn e Guardiolës tashmë shumë afër Bluve. Kampionët e Europës bëhen të rrezikshëm pas pak minutash: Hudson-Odoi del ballë për ballë me De Gean, i cili me një refleks të madh eviton rrezikun. Pas gjysmë ore lojë, Rüdiger provon nga distanca, por de Gea arriti ta prekë duke e dërguar topin në traversë.
Në fillim të pjesës së dytë çuditërisht United kaloi në epërsi: një gabim i bujshëm i Jorginhos, i cili nuk e kontrolloi mirë topin dhe nisi në kundërsulm Sanchon, i cili vetëm përballë Mendy nuk gaboi për 1-0 në minutën e 50-të. Megjithatë, mesfushori blu e shlyen gabimin në minutën e 69-të duke shënuar golin e barazimit me një penallti.
Përfundon 1-1: Chelsea është ende i pari, por tani vetëm +1 ndaj Cityt dhe +2 ndaj Liverpool. Një pikë e mirë për Djajtë e Kuq, të cilët ngjiten në 18 pikë dhe kapin vendin e tetë të Brighton, duke shkurtuar distancën nga vendi i katërt i West Ham dhe Arsenal, pesë pikë larg.
Pasi zuri vendin e parë në grupin e Champions League, Manchester City vazhdon rrugëtimin në Premier Ligë me fitoren 2-1 ndaj Ëest Hamit. Në stadiumin Etihad, mysafirët nisin pa frikë dhe përpiqen të ecin përpara. Rastet më të pastra, megjithatë, janë për të besuarit e Guardiolës, fillimisht me gjuajtjen e Walker e më pas me Laporte. City e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-të, kur Gündogan shtyu krosimin e Mahrezit në rrjetë.
Në pjesën e dytë, lojtarët e Guardiolës kontrolluan ndeshjen dhe e mbyllën atë në minutën e 90-të me Fernandinho. Në minutën e 94-të Lanzini befason Ederson me golin e 2-1, por është tepër vonë: Manchester City fiton dhe qëndron përpara Liverpool-it, në betejë të plotë për të fituar Premier League. West Ham është ende me 23 pikë në pozitën e katërt, por konfirmon se mund të garojë për një vend në Champions League.