E Hënë, 2 Nëntor 2026

Junajtid nuk gjen paqe, Ratklif shkarkon drejtorin sportiv pas

Humbja me Notigam Forest nuk ka kaluar pa pasoja në Mançester pasi menjëherë pas saj drejtori sportiv Dan Ashuorth është kontaktuar shefi i ekzekutivit Omar Berrada dhe ka mësuar se nuk do të jetë më pjesë e stafit drejtues.

Ky vendim i marrë nga numri një i Junajtid, Sër Xhim Ratklif ka habitur jo pak klubin e “Old Trafford”. Siç dihet Dan Ashuorth ka qenë njëri prej personave më të kërkuar nga numri një i INEOS gjatë verës.

Dan Ashuorth mbulonte këtë post në klubin e Njukasëllit dhe Junajtid për ta afruar pagoi një shifër, e cila shkon 2-3 milionë stërlina.

Puna e bërë gjatë merkatos së verës në afrimin e disa lojtarëve nuk i ka pëlqyer aspak Sër Xhim Ratklif, i cili nuk ka hezituar për të larguar atë që konsiderohej si njëri prej personave kyç të rindërtimit të Mançester Junajtid.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›