E Diel, 1 Nëntor 2026

Jurgen Gjasula nënshkruan për FSV FrankfurtMesfushori nuk është i panjohur në Gjermani, pasi më parë ka luajtur për të rinjtë e Frajburgut dhe në sezonin 2004-2005 ka veshur fanellën e Kaiserslauternit

Jurgen Gjasula nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me FSV Frankfurt, klub i Bundesligës së Dytë gjermane. Mesfushori 23-vjeçar shqiptar i natyralizuar si gjerman u transferua në parametra zero nga skuadra zvicerane FC Bazel. FSV Frankurt në katër ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm një pikë dhe ndodhet në vendin e fundit (golat 1-9).

Gjasula nuk është i panjohur në Gjermani, pasi më parë ka luajtur për të rinjtë e Frajburgut dhe në sezonin 2004-2005 ka veshur fanellën e Kaiserslauternit (7 ndeshje) në Bundesligën 1. Gjasula ka luajtur për tre sezone në Zvicër edhe me St.Gallen.  Para disa javësh në median sportive shqiptare u shkrua se Gjasula mund të vishte fanelën e Laçit.

E Hene, 31 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›