Jurgen Vrapi rinovon me Vorën

Jurgen Vrapi do jetë pjesë e skuadrës së Vorës dhe për sezonin e ardhshëm. Presidenca e klubit është bindur nga kontributi i futbollistit dhe ka vendosur të rinovojë kontratën.
Njoftimi i klubit:
Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se Jurgen Vrapi do të vazhdojë bashkëpunimin me ekipin tonë edhe për sezonin e ardhshëm.
Pas paraqitjeve shumë të mira dhe përkushtimit maksimal në fushë, presidenca e klubit ka mbetur plotësisht e kënaqur me kontributin e Jurgenit në skuadër, duke vendosur kështu rinovimin e kontratës së tij.
Jurgen Vrapi ka qenë një element i rëndësishëm për ekipin tonë dhe jemi të bindur se ai do të vazhdojë të japë maksimumin për të arritur objektivat e përbashkëta.
I urojmë suksese në vazhdim dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën e Vores!